
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se Konjufca shprehu solidaritetin e plotë të Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës ndër vite në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.
“Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi homologun e tij për urimet me rastin e marrjes së detyrës, si dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.