AGK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi

20:00 | 18 Mars 2026
agk-shpreh-ngushellime-per-ndarjen-nga-jeta-te-gazetares-elife-sherifi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, e cila ndërroi jetë në një moshë shumë të re.

Sipas AGK-së, Elife Sherifi ishte e diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universiteti i Prishtinës dhe gjatë karrierës së saj kishte kontribuar në media të ndryshme në vend.  Në vitet e fundit, ajo kishte ushtruar detyrën e zëdhënëses së klubit KF Drita në Gjilan, duke qenë pjesë aktive e komunikimit publik në sport.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Ndarja e saj nga jeta përbën humbje për komunitetin e gazetarëve dhe më gjerë.

Komento: