
Deputeti Fatmir Mediu, pati një seri takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe forcimin e NATO-s.
Ai paralajmëroi për rrezikun e uljes së pranisë në KFOR, në një kohë kur rritet ndikimi i Rusia dhe Kina në Ballkan. Mediu bën me dije se në takimin në DASH, ku ishte i pranishëm edhe asistent sekretari i Shtetit për Ecvropën dhe Azinë Brendan Hanrahan, u prezantua qëndrimi i Presidentit Donald Trump, me në fokus rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes si një domosdoshmëri për NATO-n.
Ai po ashtu theksoi se ka kërkuar një angazhim më të shtuar të SHBA në rajonin e Ballkanit, duke përmendur kërcënimin nga Serbia për Kosovën por edhe prezencën e shtuar ekonomike të Kinës në Shqipëri, që sipas tij, rrezikon të cenojë sigurinë kombëtare të vendit dhe të partnerëve.
“Në diskutimin tim vura theksin e nevojës për njësimin e politikave të kontrollit edhe në Shipëri dhe vendet e Ballkanit jo vetëm me ligjet për kontrollin e investimeve në fushën e mbrojtjes, por edhe implementimin dhe kapactitet vlerësuese për të shmangur penetrimin e shteteve keqëdashëse si Kina dhe Rusia. Tashmë është fakt i njohur se Kina ka rritur prezencën e saj ekonomike dhe në Shqipëri, gjë e cila mund të cënojë rëndë sigurinë kombëtare por dhe sigurinë e partnerëve.“, thekson Mediu.