Besnik Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

18:15 | 19 Mars 2026
besnik-tahiri:-qeveria-e-nisi-mbrapsht-reformen-e-administrates-publike

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e ka nisur mbrapsht Reformën e Administratës Publike.

Ai në një postim në Facebook shkruan se vendimi i Qeverisë për themelimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike është një devijim i plotë nga parimet bazë të llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale për reforma në administratë të shtetit.

“Reforma e Administratës Publike ka adresë të qartë, ajo është tek ministria përkatëse dhe përgjegjëse, rishatazi e themeluar: Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. Pikërisht aty duhet të qëndrojë përgjegjësia, udhëheqja dhe zbatimi i saj. Themelimi i një Këshilli të ri ministror për këtë qëllim është i panevojshëm, kur dihet se vetë Kabineti Qeveritar tashmë ekziston si organ kolegjial vendimmarrës”.

“Sygjerimi ynë është forcimi i rolit të kësaj ministrie, e cila me të drejtë është rithmeluar dhe është përshëndetur si hap pozitiv. Mirëpo, me këtë vendim po i zbehet dhe po i shpërndahet përgjegjësia”.

“Kjo nuk është reformë, por regres. Nuk kemi më një adresë të qartë përgjegjësie, por një trup kolegjial ku përgjegjësia humbet dhe llogaridhënia zbehet. Që në start po projektohet dështimi dhe nënvlerësimi i një ministrie kyçe për shtetin. Reforma nuk mund të fillojë mbrapsht!”, shkruan Tahiri

Komento: