
Sipas një raportimi të Axios, të transmetuar edhe The Guardian dhe nga media të tjera globale, administrata e presidentit amerikan, Donalt Trump po konsideron të pushtojë ose bllokojë ishullin Kharg të Iranit për të shtyrë Iranin që të rihapë ngushticën e Hormuzit.
“Ai dëshiron që Hormuzi të jetë i hapur. Nëse duhet të marrë ishullin Kharg për ta bërë këtë, kjo do të ndodhë. Nëse vendos të bëjë një pushtim bregdetar, kjo do të ndodhë. Por ky vendim ende nuk është marrë,” i tha një zyrtar i lartë i administratës Axios.
“Ne gjithmonë kemi pasur trupa në terren në konflikte nën çdo president, duke përfshirë Trump. E di që kjo është sikur fiksion, dhe e kuptoj politikën, por presidenti do të bëjë atë që është e drejtë,” tha një zyrtar tjetër i lartë amerikan. Edhe ky zyrtar tha se ende nuk është marrë asnjë vendim