Tragjedi në Itali – Bie nga skelat e kantierit të ndërtimit, humb jetën 52-vjeçari shqiptar

21:55 | 20 Mars 2026
tragjedi-ne-itali-–-bie-nga-skelat-e-kantierit-te-ndertimit,-humb-jeten-52-vjecari-shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, ngjarjen e panë kolegët e tij, të cilët menjëherë njoftuan ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, shqiptari nuk mundi të shpëtonte.

Kompania e ndërtimit me seli në Carpi shprehu ngushëllimet për familjen e Murat Tafçiut dhe deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar saktësisht rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e punëtorit.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit”, komentoi kryebashkiaku i Modenës Massimo Mezzetti. /tch

Komento: