Arsimi dhe shëndetësia paralele, Orav: Zgjidhja s’është shumë afër, Sorensen do të punojë që të jetë e pranueshme për të gjithë

12:45 | 21 Mars 2026
arsimi-dhe-shendetesia-paralele,-orav:-zgjidhja-s’eshte-shume-afer,-sorensen-do-te-punoje-qe-te-jete-e-pranueshme-per-te-gjithe

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, i cili do të përfundojë mandatin në Kosovë këtë muaj, në një intervistë të përgjithshme për gazetarë në Kosovë ka folur edhe për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës.

Orav ka thënë se për këto dy çështje duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes Dialogut dhe se me këtë do të merret emisari, Peter Sorensen.

Megjithatë Orav ka sqaruar se s’mund të pritet ndonjë zgjidhje shumë shpejt dhe se duhet kohë për procesin.

“Sigurisht që ne duam që shëndetësia, arsimi dhe të gjitha ato struktura të mbijetojnë. E përsëris, këto janë aktualisht struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut. Sigurisht që një ditë do të ketë një zgjidhje. Ajo ditë nuk është shumë afër sepse procesi kërkon kohë, është një çështje shumë e vështirë dhe komplekse. Por dua t’ju siguroj se kjo është në duart e sigurta të Bashkimi Evropian, në duart e Peter Sorensen – dhe ai do të merret me këto çështje në mënyrë që të arrijë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.”, ka thënë Orav

Komento: