
Mbillen 300 fidane në Kodrën e Cërnushës
—
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, dhe bashkëpunëtorët e vullnetarë, mbollën 300 fidane në Kodrën e Cërnushë.
“Me specie autoktone, rikthejmë biodiversitetin dhe funksionin jetik të pyjeve tona, duke e vazhduar këtë angazhim me aksione të mëtejshme pyllëzimi e rehabilitimi”, shkroi Peci.
Postimi:
🌲 Dita Ndërkombëtare e Pyjeve 🌲
Së bashku me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe vullnetarët, realizuam këtë aktivitet.
🔥 ⚠️Sot, në Kodrën e Cërnushes, me mbjelljen e mbi 300 fidaneve, po nisim rigjenerimin e një ekosistemi të dëmtuar nga zjarret pyjore prej vitesh.
🪴 Me specie autoktone, rikthejmë biodiversitetin dhe funksionin jetik të pyjeve tona, duke e vazhduar këtë angazhim me aksione të mëtejshme pyllëzimi e rehabilitimi.
💚 Pyjet janë klimë, jetë e mbrojtje.
T’i duam e ruajmë ato!