
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth rastit të vrasjes së rëndë në Bokshiq të Pejës ku dyshohet se vëllai e ka vrarë vëllain.
Nga ky spital kanë treguar se viktima e rastit, është dërguar në spital pa shenje jete.
“Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Ngjarje e rëndë në Klinë, përfundon me fatalitet konflikti mes vëllezërve
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës
Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë