Personi që u vra sot në Klinë ishte ish-ushtar i UÇK-së dhe aktivist i AAK-së, Haradinaj shpreh ngushëllime

19:00 | 21 Mars 2026
ramush-haradinaj:-qendrojme-gjithmone-ne-te-drejten-e-luftes-sone-per-liri

Personi që mbeti i vrarë të shtunën në Klinë pasi u qëllua me armë zjarri, ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe aktivist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë” – ka shkruar ai.

Komento: