
Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, Mossadi i Izraelit dhe organe të tjera të inteligjencës po punojnë për të zbuluar shenja të Mojtaba Khameneit, pasi ai mbetet i padukshëm që kur u shpall udhëheqësi i ri suprem i Republikës Islamike të Iranit pas vrasjes së babait të tij, shkruan Times of Israel.
Raportohet se agjencitë e spiunazhit ishin në pritje të publikimit të një deklarate video nga Khamenei, siç bënte tradicionalisht i ati, megjithëse në fund u lëshua vetëm një deklaratë me shkrim.
“Nuk kemi prova se ai është vërtet ai që jep urdhra”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë izraelit, ndërsa një zyrtar amerikan e përshkruan situatën si “tepër të çuditshme”.
“Ne nuk mendojmë se iranianët do të kishin kaluar nëpër të gjitha këto telashe për të zgjedhur një të vdekur si udhëheqës suprem, por në të njëjtën kohë, nuk kemi prova se ai po merr drejtimin”, shton zyrtari amerikan.
Ndryshe, Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka hyrë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare që pas vdekjes së babait të tij.
Mungesa e tij publike që pas shpalljes si udhëheqës suprem ka rritur spekulimet në lidhje me aftësinë e tij për të marrë pushtetin real, e shpesh ka bërë që të dyshojnë nëse ai është gjallë apo jo. /Telegrafi