Elezaj shpreh ngushëllime pas vrasjes së ish-veteranit të UÇK-së

20:05 | 21 Mars 2026
elezaj-shpreh-ngushellime-pas-vrasjes-se-ish-veteranit-te-uck-se

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Faruk Jusufit.

Jusufi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga vëllai i tij, pasditën e sotme në Bokshiq të Klinës.

Në një telegram, Elezaj deklaroi se Jusufi, si atdhetar i madh që ishte, dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!” shkroi Elezaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit. Faruku ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si atdhetar i madh që ishte, ai dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.
Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!
U prehte në paqe!

Komento: