Kapet në Aeroportin “Adem Jashari” me dokumente të falsifikuara, tentoi të udhëtonte drejt Berlinit

10:55 | 22 Mars 2026
kapet-ne-aeroportin-“adem-jashari”-me-dokumente-te-falsifikuara,-tentoi-te-udhetonte-drejt-berlinit

Një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi ka tentuar të udhëtojë drejt Berlinit me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Sipas policisë, i dyshuari ka paraqitur një pasaportë dhe një letërnjoftim të një shteti tjetër, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Komento: