“Epopeja e Dukagjinit” përkujtohet në Deçan me aktivitete kulturore dhe përkujtimore

09:30 | 23 Mars 2026
“epopeja-e-dukagjinit”-perkujtohet-ne-decan-me-aktivitete-kulturore-dhe-perkujtimore

Komuna e Deçan, në bashkëpunim me OVL UÇK, do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe përkujtimore në kuadër të “Epopeja e Dukagjinit”.

Programi nis me ekspozita dhe aktivitete artistike nga nxënësit, vazhdon me një ekspozitë tematike në Qendrën Rinore dhe përmbyllet me një koncert klasik në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”.

Këto aktivitete synojnë të nderojnë sakrificën e dëshmorëve dhe të ruajnë kujtesën historike të rajonit.

Komento: