
Podujeva e krejt Kosova u tronditën mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Policia mori informatën për të shtëna në Majac të komunës së Podujevës ku u vra një person, e u plagosën dy gra të tjera.
Komunikata e Policisë për ngjarjen:
Podujevë / 22.03.2026 – 18:40. Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Majac të komunës së Podujevës, dyshohet që një person i cili gjendet në një veturë është pa shenja jete. Njësitë relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika menjëherë janë angazhuar dhe kan dalur në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin. Po ashtu janë njoftuar edhe prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore të cilët kan dalur në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalur në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipa mjeksore është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete.
Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët.
Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinis femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore.
Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes.
Shtese:
Me date 23.03.2026 rreth orës 03:35 është raportuar se viktima femër kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ne lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ri-cilësohet në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rëndë” dhe “Mbajtje ne Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve”.