Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, kërkohej nga autoriteti i INTERPOL-it të Danimarkës për vrasje

14:10 | 23 Mars 2026
arrestohet-nje-shtetas-i-huaj-ne-prishtine,-kerkohej-nga-autoriteti-i-interpol-it-te-danimarkes-per-vrasje

Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.

Sipas një njoftimi thuhet se arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.

“Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së përgjithshme. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1242473434759579?ref=embed_post

Komento: