Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

20:10 | 23 Mars 2026
rama:-cdo-automjet-qe-bart-mbeturina-dhe-nuk-ka-kontrate-me-npl-“gjelber”-do-te-gjobitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka  njoftuar se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.

Ai thotë se masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:

“ ❌gjoba

❌konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave”.

Tutje, Rama apelon qytetarët:

“Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 📞 038 220985”.

Komento: