
Kryeministri Albin Kurti, pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.
Në letrën drejtuar Kurtit, Stocker i uroi kryeministri suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
“Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Stocker gjithashtu theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet dy vendeve dhe popujve janë më të rëndësishme se kurrë.
Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me Kurtin.
Kancelari Stocker, po ashtu e uroi kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.