27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Presidentja Osmani: Kosova nuk harron

11:15 | 24 Mars 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.

Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”.

Komento: