“Jo, jo, jo, jo” – Qytetarja në Mitrovicë ia puthë duart Osmanit, shpërthen në vaj teksa e përqafon

15:15 | 24 Mars 2026
“jo,-jo,-jo,-jo”-–-qytetarja-ne-mitrovice-ia-puthe-duart-osmanit,-shperthen-ne-vaj-teksa-e-perqafon

Një qytetare është emocionuar shumë teksa e përshëndeti presidenten Vjosa Osmani, e cila po qëndron sot në Mitrovicë.

Kur Osmani u afrua për ta përshëndetur, qytetarja u përkul dhe ia puthi duart.

“Jo, jo, jo, jo, s’bën ashtu, s’bën, s’bën”, dëgjohet teksa i thotë Presidentja, në një video të publikuar në Facebook nga Egnesa Vitia, këshilltarja e Osmanit.

Qytetarja shpërtheu në lot pasi e përqafoi Osmanin, e cila është në fund të mandatit të saj si presidente e vendit.

Komento: