
Sot në Kosovë shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë.
E, për të kujtuar këtë datë me rëndësi në sheshin e Prishtinës janë ekspozuar gjitha masakrat serbe që kanë ndodhur gjatë vitit 1998-1999.
Kjo ekspozitë bazohet në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të botuar në vitin 2024 nga ADMOVERE dhe INTEGRA.
Në këtë ekspozitë masakrat paraqiten kronologjikisht ne shqip dhe anglisht.
Kjo ekspozitë po prezantohet për disa arsye te rëndësishme në mënyrë që tu bëhet homazh të gjitha viktimave të luftës së fundit dhe të nderohen familjet e viktimave të luftës.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë forcat serbe-jugoslllave kryen masakra, vrasje, zhdukje, dhunime, torturime, plaçkitje, arrestime e burgosje arbitrare, dëbime të dhunshme të popullatës civile, djegie e shkatërrime të shtëpive, shkollave e të tjera.