Nis seanca për Veliajn dhe 29 të tjerët, kryebashkiaku s’paraqitet në gjykatë

15:35 | 24 Mars 2026
nis-seanca-per-veliajn-dhe-29-te-tjeret,-kryebashkiaku-s’paraqitet-ne-gjykate

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, ka nisur seanca e radhës në themel.

Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.

Vetë Erion Veliaj nuk është paraqitur në këtë seancë. Megjithatë i pranishëm është Plarent Ndreca në rolin e mbrojtësit ligjir të Erion Veliajt.

Përvec Plarent Ndrecës që është pajtuar nga Erion Veliaj për mbrojtjen e tij, e pranishme është edhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku.

“Nuk dua të paraqitem në seancë kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, ka thënë Veliaj.

Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.

Sipas SPAK, Veliaj dhe persona të therë kishin ngritur një skemë për përfitimim e ryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi./abcnews.al

Komento: