
Një milici pro-iraniane në Irak ka postuar një video një minutëshe që tregon dronë që fluturojnë mbi një instalim amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
Në videon e gjeolokuar nga CNN, një dron shihet duke fluturuar ulët mbi kompleksin që strehon Qendrën e Mbështetjes Diplomatike të SHBA-së në Bagdad përpara se t’i afrohet një sistemi radari dhe ta godasë atë, duke shkaktuar një shpërthim.
Një sistem radari mund të shihet në të njëjtin vend të sulmit në imazhet satelitore të shqyrtuara nga CNN.
Pak çaste më vonë, një dron i dytë fluturon mbi bazën dhe i afrohet një helikopteri Black Hawk. Videoja ndërpritet përpara se të jetë e qartë nëse helikopteri është goditur.
Irani do të vazhdojë “absolutisht” të ngarkojë një tarifë për kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit
Videoja daton më 23 mars, megjithëse CNN nuk mund të verifikojë saktësisht se kur është regjistruar.