Deputeti Arian Tahiri shihet në Mitrovicë bashkë me qytetarët që po mbronin billbordin me ish-krerët e UÇK-së

16:10 | 25 Mars 2026
deputeti-arian-tahiri-shihet-ne-mitrovice-bashke-me-qytetaret-qe-po-mbronin-billbordin-me-ish-kreret-e-uck-se

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, sot është parë bashkë me disa qytetarë në qytetin e Mitrovicës së Jugut të cilët kanë dalë për të parandaluar rrëzimin e një billbordi ku ishte fotografia e ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Lidhur me këtë çështje sot ka shkruar edhe kreu i kësaj komune, Faton Peci, duke thënë se si kryetar kishte dhënë urdhër që të kursehej vetëm billobrdi në fjalë për shkak të rrethanave në të cilat gjenden Thaçi e Veseli.

“Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata”, ka shkruar Peci para pak minutash./Gazeta10

Komento: