Nagavci: Osmani e shkeli Kushtetutën, nuk veprohet për inate personale

18:26 | 25 Mars 2026

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kështu është shprehur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuse.

Sipas Nagavcit, veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale.

Reagimi i plotë:

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale.

Ky moment duhet të shërbejë për reflektim dhe për angazhim të të zgjedhurve të popullit, në mënyrë që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh.

Gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta./Indeksonline

Komento: