PDK-ja respekton vendimin e Kushtetueses, kryesia dhe deputetët e saj mblidhen nesër

20:05 | 25 Mars 2026
pdk-ja-respekton-vendimin-e-kushtetueses,-kryesia-dhe-deputetet-e-saj-mblidhen-neser

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e respekton vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion kyç i rendit demokratik, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë”, ka thënë shkurtimisht Çitaku, duke treguar se PDK-ja do t’i mbledhë nesër organet e saj drejtuese për të diskutuar për zhvillimet e reja dhe hapat e ardhshëm.

Partia Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thirrur menjëherë për nesër në orën 14:00, mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.

Komento: