Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen të jenë të një personi të zhdukur nga lufta

09:00 | 26 Mars 2026
gjenden-mbetje-eshterore-ne-rahovec,-dyshohen-te-jene-te-nje-personi-te-zhdukur-nga-lufta

Gjatë gërmimeve të realizuara nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse në Rahovec, janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë mbetjet dyshohet të jenë të një individi që figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës 1998–1999.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa procedurat tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Komento: