AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, në fokus zhvillimet politike

14:50 | 26 Mars 2026
aak-mbledh-sot-keshillin-e-pergjithshem,-ne-fokus-zhvillimet-politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot në orën 16:00, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e AAK-së, në këtë takim do të shqyrtohen qëndrimet e partisë lidhur me situatën e krijuar politike.

“ Në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim.

Komento: