
Firma e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të shfaqet në kartëmonedhat amerikane për herë të parë për një president në detyrë, në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë më 4 korrik.
Ky vendim shënon një ndryshim nga praktika e deritanishme, ku në valutë përfshiheshin vetëm firmat e sekretarit dhe thesarit, shkruan Aljazeera.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e justifikoi lëvizjen si njohje për arritjet historike të Trump, ndërsa kritikët e kanë cilësuar si një precedent të rrezikshëm dhe të ngjashëm me praktikat e regjimeve autoritare.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, reagoi me ironi, duke e lidhur vendimin me rritjen e kostos së jetesës.
Vendimi vjen në një kohë kur ekonomia amerikane ka shënuar rritje modeste prej 2.2% në vitin 2025, në linjë me trendin e viteve të fundit gjatë administratës së mëparshme të Joe Biden.
Kjo nismë është pjesë e një serie vendimesh të administratës Trump për të vendosur emrin dhe imazhin e tij në institucione dhe projekte shtetërore, duke nxitur debat mbi kufijtë mes simbolikës shtetërore dhe promovimit personal.