Përparim Rama merr vendim: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

12:15 | 27 Mars 2026
perparim-rama-merr-vendim:-ndalohet-qarkullimi-i-mjeteve-bujqesore-ne-prishtine

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të mjeteve bujqësore në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve dhe multikultivatorëve janë të obliguar të respektojnë këtë masë, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë.

Autoritetet komunale theksojnë se ky vendim është ndërmarrë me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe lehtësimit të qarkullimit në rrugët e qytetit.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoriatin Komunal, do të zhvillojë kontrolle të vazhdueshme në terren.

Çdo shkelës i këtij vendimi do të përballet me masa të menjëhershme ndëshkuese, sipas legjislacionit në fuqi.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e reja dhe të kontribuojnë në një qarkullim më të sigurt dhe më të rregullt në kryeqytet./Gazeta10

Komento: