Njëri 26, tjetri 28 vjeç – policia me detaje për “hajnat” e naftës që i kapi në flagrancë

12:20 | 27 Mars 2026
njeri-26,-tjetri-28-vjec-–-policia-me-detaje-per-“hajnat”-e-naftes-qe-i-kapi-ne-flagrance

Policia në Prishtinë ka dhënë detaje rreth arrestimit të dy personave që u kapën në flagrancë duke vjedhur naftë.

Sipas policisë, të dyshuarit për veprën e cilësuar si “vjedhje të rëndë” janë: L.J., 26 vjeç dhe A.H., 28 vjeç, të dy shtetas të Kosovës.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka nisur veprime të mëtejshme hetimore për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur ndalimi i të dyshuarve për 48 orë, për të mundësuar hetime të mëtejshme dhe mbledhjen e provave”, njofton policia.

Komento: