Nëntë anëtarët e rinj të KQZ’së betohen para Presidentes Osmani

14:35 | 27 Mars 2026
nente-anetaret-e-rinj-te-kqz’se-betohen-para-presidentes-osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas një deklarate për media, presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Komento: