Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë

16:50 | 27 Mars 2026
rama-paralajmeron-masa-te-ashpra:-hedhja-e-mbeturinave-ndertimore-nuk-do-te-tolerohet-ne-prishtine

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj hedhjes së mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike, duke e cilësuar këtë fenomen si “shkelje të hapur të rendit dhe ligjit”.

Në një postim publik, Rama theksoi se parkimi në trotuare dhe deponimi i mbeturinave inerte në vende të papërshtatshme nuk do të tolerohet më, duke paralajmëruar masa të rrepta për të gjithë shkelësit.

“Hapësirat publike janë të përbashkëta dhe kërkojnë përgjegjësi të përbashkët. Secili duhet të respektojë rregullat dhe hapësirën e përbashkët,” ka deklaruar ai, duke shtuar se autoritetet janë të vendosura për vendosjen e rendit dhe ligjit në kryeqytet.

Sipas tij, çdo person apo biznes që kapet duke hedhur mbeturina ndërtimore apo vëllimore do të identifikohet dhe do të gjobitet pa përjashtim.

“I parkuar në trotuar dhe duke bartur mbeturina ndërtimore! Ky lloj veprimi është shkelje e hapur e rendit dhe ligjit, dhe nuk do të tolerohet më në hapësirat publike të kryeqytetit. Hapësirat publike janë të përbashkëta dhe kërkojnë përgjegjësi të përbashkët. Secili duhet të respektojë rregullat dhe hapësirën e përbashkët.Ne jemi të vendosur për rend dhe ligj. Çdo shkelës do të identifikohet dhe do të gjobitet pa përjashtim”, ka shkruar Rama.

Komento: