
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një fotografia ku kryeprokurori Zejnullah Gashi shihej afër disa zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë zëvendëskryeministrin e parë, Glauk Konjufcën.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij sqarimi për media, thekson se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, z.Zejnullah Gashi, ka qenë dje i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen futbollistike Sllovaki- Kosovë, një aktivitet sportiv publik” – thuhet në atë që Prokuroria e ka quajtur “sqarim për media”.
“Në tribunën ku ka qenë i ulur Kryeprokurori Gashi, në të njëjtën hapësirë kanë qenë të ulur edhe përfaqësues tjerë të institucioneve të vendit si dhe te disa subjekteve politike ashtu siç edhe i kanë pasur biletat” – thuhet më tej.
Sipas reagimit, fotografia paraqet vetëm “një moment të rastësishëm festim të të gjithë kosovarëve” dhe “në asnjë mënyrë nuk lidhet me ndonjë takim të planifikuar apo afërsi personale të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, me ndonjërin nga personat e pranishëm në atë hapësirë”.
https://www.facebook.com/share/p/1AjZoyYTL2/