Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

20:50 | 27 Mars 2026
organizatori-i-ekspozites-per-masakrat-ne-kosove-reagon-ndaj-raportimeve-per-te-dhena-te-pasakta

ADMOVERE dhe INTEGRA organizator të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila është hapur në sheshin e Prishtinës, ka reaguar pas raportimeve për pasaktësi për numrin e të vrarëve në disa prej masakrave në Kosovës.

Sipas tyre të dhënat për masakrat në Kosovë bazohet në plotni në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të botuar në vitin 2024 nga ADMOVERE dhe INTEGRA.

“Për përpilimin e listës së të vrarëve nëpër masakra, jemi mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Nataša Kandić. Në libër e kemi sqaruar se në këtë listë të të vrarëve të HLC-së, për disa masakra individë të vrarë figurojnë të regjistruar si persona të armatosur, megjithëse në momentin e vrasjes ata ishin civilë të paarmatosur dhe nuk kishin rezistuar. Kjo listë mbetet edhe sot burimi i vetëm dhe më i besueshëm për dokumentimin e të vrarëve, duke qenë se institucionet e Kosovës ende nuk kanë hartuar një listë zyrtare të të vrarëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se të dhënat për maskuarën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitën në sheshin e Prishtinës janë të pasakta.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1398101435692244&id=100064772016329&ref=embed_post

Komento: