
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e etanolit (alkool i koncentruar 96%), me origjinë nga Serbia, që dyshohet se ishte futur në qarkullim ilegal me qëllim shmangien nga taksat e aplikueshme doganore.
Gjatë kontrollit në terren, njësitet antikontrabandë kanë ndaluar një automjet transportues, ku gjatë kontrollit janë gjetur 500 litra etanol (alkool 96%) pa dokumentacion përkatës përcjellës.
“Personat e përfshirë nuk kanë poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e rregullt të mallit, importin legal apo pagesën e taksave doganore.