“Prishtina në hartën e kapitalit global”, Rama njofton për konferencën me investitorë amerikanë

20:45 | 28 Mars 2026
“prishtina-ne-harten-e-kapitalit-global”,-rama-njofton-per-konferencen-me-investitore-amerikane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti është duke e organizuar një konferencë të madhe për investitorët amerikanë.

“American Investor Conference 2026”, sipas Ramës, po organizohet në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

“Prishtina po hyn në hartën e kapitalit global! Kryeqyteti po organizon ‘American Investor Conference 2026’ në partneritet me Odën Amerikane në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë”, shkroi Rama në Facebook.

Sipas tij, në këtë konferencë do të fillojnë marrëveshje të ndryshme, teksa potencoi se tregjet globale do të hapen në Prishtinë.

“Sepse, na duhet zhvillim. Investime globale. Treg i hapur. Kosovë-ShBA. Prishtina: Investime Përtej Pritjeve”, shkroi kreu i Prishtinës.

Konferenca do të mbahet nga data 28 deri më 30 prill.

Komento: