Ekspozita për masakrat e luftës, Tahiri: Shteti ka dështuar, prej një skandali në tjetrin

11:50 | 29 Mars 2026
ekspozita-per-masakrat-e-luftes,-tahiri:-shteti-ka-deshtuar,-prej-nje-skandali-ne-tjetrin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar si dështim shtetëror rastin e ekspozitës për masakrat në Prishtinë, e cila u tërhoq pas raportimeve për pasaktësi.

“Shteti ka dështuar”, deklaroi ai, duke shtuar se nga kjo situatë janë goditur edhe viktimat e Burgut të Dubravës.

Tahiri e lidhi rastin me një krizë më të gjerë, duke thënë se “ky vend vazhdon të kalojë nga një skandal në tjetrin”.

Ai akuzoi institucionet për mbështetje të një ekspozite me gabime serioze historike.

“Secili në këtë pushtet mundohet me ikë prej përgjegjësisë”, tha ai, duke kërkuar trajtim serioz të çështjes.

Komento: