“Prindërit të rritën me sakrifica”, fjalët prekëse të familjes së të riut që vdiq në Kroaci

12:20 | 29 Mars 2026
“prinderit-te-rriten-me-sakrifica”,-fjalet-prekese-te-familjes-se-te-riut-qe-vdiq-ne-kroaci

Një tragjedi ka goditur familjen Salihaj nga fshati Jasiq i Ri, në komunën e Junikut.

Riza Xhelal Salihaj ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Kroaci, teksa po kthehej për në vendlindje.

Familjarët e tij, përmes një postimi në Facebook, bënë të ditur se i riu la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë, ndërsa me zemër të thyer mbetën prindërit dhe gjithë ata që e njihnin.

Shefqet Salihaj, familjar i tashmë të ndjerit përmes fjalëve, tregoi se i riu në pamundësi për të ndërtuar jetën në vendlindje, u detyrua ta marrë rrugën e mërgimit, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=26524620557133391&set=a.186340428054763&type=3&ref=embed_post

Komento: