OVL UÇK thërret protestë për nesër: Ekspozita me pasaktësi për masakrat, fyerje për të gjithë shoqërinë

15:10 | 29 Mars 2026
ovl-uck-therret-proteste-per-neser:-ekspozita-me-pasaktesi-per-masakrat,-fyerje-per-te-gjithe-shoqerine

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL-UÇK), ka thirrur protestë për të hënën në Prishtinë, si reagim ndaj ekspozitës me pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë.

Protesta pritet të mbahet nga ora 13:00 para ndërtesës së Kuvendi i Kosovës. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar ekspozitën si fyerje për vendin dhe për të rënët.

“Ajo ekspozitë ka qenë fyerje për shoqërinë, vendin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën”, tha Gucati.

Ndërkaq, nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, ka theksuar se nuk do të tolerohet shtrembërimi i historisë së luftës:

“Nuk do të lejojmë të përdhoset lufta jonë”, u shpreh Syla.

Të shtunën në mëngjes janë larguar tabelat e ekspozitës nga sheshi kryesor i Prishtinës, pasi Komuna e Prishtinës pezulloi lejen për shkak të reagimeve të shumta publike mbi përmbajtjen e saj.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës do të vlerësojë nëse ekspozita përmban elemente të përgjegjësisë penale.

Ekspozita, e cila ngjalli indinjatë të gjerë në Kosovë, me Komunën e Prishtinës që e revokoi lejen për shfaqjen e saj, doli se ishte financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Shkëlzen Gashi tha dje se për të dhënat e masakrave janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Por Fondi për të Drejtën Humanitare tha në një reagim se të dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë të krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por “me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave”.

Komento: