Qeveria mblidhet sot: Në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

07:55 | 30 Mars 2026
qeveria-mblidhet-sot:-ne-rend-dite-dergimi-i-fsk-se-ne-gaza

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars, sot në orën 09:00, ku në rend dite janë një sërë vendimesh.

Në rend dite do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar nga Kuvendi që të merret vendimi për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Komento: