Kurti me premtim për Kosovën: Nëse fitoni nesër ndaj Turqisë, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

10:05 | 30 Mars 2026
kurti-me-premtim-per-kosoven:-nese-fitoni-neser-ndaj-turqise,-edhe-1-milion-euro-te-tjera-per-kombetaren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë ka dhënë edhe një premtim tjetër për kombëtaren e Kosovës, në rast se në ndeshjen e nesërme fiton ndaj Turqisë.

Ai ka premtuar 1 milion euro në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror.

Pos kësaj shume, ai tha se nëse Kosova shkon tutje, do të ketë edhe shpërblime të tjera.

“Në rast të kualifikimit në kupën e botës do të ndajmë edhe një milionë euro të tjera ëpr përfaqësuesen tonë në futboll. Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA”, deklaroi shefi i qeverisë.

Komento: