Mickoski në Hungari, pritet të takohet me Orbanin

12:15 | 30 Mars 2026
mickoski-ne-hungari,-pritet-te-takohet-me-orbanin

Kryeministri, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, ndodhet sot për një vizitë politike dhe ekonomike në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Mickoski do të takohet me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet aktuale rajonale dhe evropiane.

Më pas, Kryeministri do të mbajë një fjalim në forumin e biznesit në Budapest, të titulluar “Dita e Bashkëpunimit të Biznesit midis Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ku do të vendosen kontakte të reja dhe do të diskutohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis kompanive hungareze dhe maqedonase.

Delegacioni qeveritar përfshin Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Transportit dhe Komunikacionit, Aleksandar Nikoloski, Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, Drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili, Drejtorin e Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Goce Dimovski, si dhe Drejtoreshën e Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrje, Daniela Dimovska.

Komento: