94 mijë euro vetes, 13 mijë euro kolegut- Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Pallatit të Rinisë

15:50 | 30 Mars 2026
94-mije-euro-vetes,-13-mije-euro-kolegut-ngritet-aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-te-pallatit-te-rinise

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj Astrit Zogianit, ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Pallatit të Rinisë dhe Faton Rrustemit, zyrtarit të kësaj ndërmarrjeje lokale.

Siç bën të ditur Prokuroria, ndaj të akuzuarve është ngritur aktakuzë për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes,duke realizuar transfere të paautorizuara në llogaritë personale dhe të personave të tjerë”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast, në mëngjesin e 8 tetorit të 2024-ës me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë, duke ndaluar Astrit Zogianin dhe Faton Rrustemin.

Në dosjen e Prokurorisë për këtë rast thuhet se Zogiani gjatë vitit 2022, nga llogaria e ndërmarrjes, duke shfrytëzuar pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv dhe drejtorit të Financave, ka transferuar në llogarinë e vet mbi 94 mijë euro.+

Po ashtu, ai dyshohet se te i dyshuari tjetër Rrustemi, zyrtar në këtë ndërmarrje, i ka transferuar mbi 13 mijë euro kundërligjshëm.

Komento: