
Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe nëntë deputetë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO68/26, të parashtruar nga znj. Albulena Haxhiu dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Gjykata, njëzëri, vendosi:
I. TË HEDHË POSHTË kërkesën e parashtruesve të kërkesës;
II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;
III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;
IV. TA PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
V. TË KONSTATOJË që ky Vendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.