Sulme dhe linçim: Burrit të Albulena Haxhiut i pengon protesta kundër shtrembërimit të së vërtetës për masakrat

22:00 | 30 Mars 2026
sulme-dhe-lincim:-burrit-te-albulena-haxhiut-i-pengon-protesta-kunder-shtremberimit-te-se-vertetes-per-masakrat

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ka reaguar ndaj protestës së sotme të OVL-UÇK-së me një postim, në të cilin tenton të diskreditojë individë që morën pjesë në ngritjen e zërit kundër shtrembërimit të së vërtetës për Masakrat në Kosovë, të hasur në ekspozitën me autor Shkelzen Gashin.

Në postimin e tij, Krasniqi zgjedh të sulmojë figura që morën pjesë në protestë. Ai publikon një listë emrash dhe i shoqëron ata me etiketime politike, akuza dhe përshkrime denigruese.

I tërë shkrimi i Krasniqit karakterizohet nga sulme dhe linçime ndaj individëve që dolën në mbrojtje të dinjitetit të luftës dhe kujtesës historike.

Komento: