
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Prishtinë, ka ndodhur një rast i vjedhjes.
Sipas Policisë, se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në banesën e viktimës mashkull kosovar ku dyshohet se kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Njoftimi i plotë:
Rr. Malush Kosova, Prishtinë / 30.03.2026 – 16:00-19:00. Është raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në banesën e viktimës mashkull kosovar ku dyshohet se kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.