
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke u pastruar hapësirat përreth kontenjerëve.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët.
Ai ka lutur qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë dhe të mos i bllokojnë këta të fundit me vetura.
Postimi i tij i plotë:
Pastrimi i hapësirave përreth kontejnerëve.
Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë dhe të mos i bllokojnë kontinjerët me vetura.
Mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët.
Vetëm me kujdes dhe bashkëpunim mund ta mbajmë ambientin të pastër dhe të rregullt për të gjithë.