Largohet nga puna ish-ushtari i UÇK-së, Fitor Jakupi: Nuk do të hesht, do të kërkoj drejtësi

10:45 | 31 Mars 2026
largohet-nga-puna-ish-ushtari-i-uck-se,-fitor-jakupi:-nuk-do-te-hesht,-do-te-kerkoj-drejtesi

Fitor Jakupi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ish-këshilltar i Bashkimi Demokratik për Integrim në Komunën e Kumanovës, ka reaguar publikisht pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Ja reagimi i tij publik:

PADREJTËSITË VAZHDOJNË ende ndaj meje.

Të pakënaqur nga Vendimi i punës për të punuar larg qytetit të lindjes ku kam qenë i punësuar (Kumanovë) me një vendim të sjellur nga drejtoria e të ardhurave publike sot më është sjellur VENDIMI për largim nga mardhënia e punës.
-Arsyetim
Më 18.12.2024 me vendim të sjellur nga ana e drejtorisë të ardhurave publike ku edhe deri sot kam qenë i punësuar më është përcaktuar që të punoj në drejtorin e të ardhurave publike qytetin e Shkupit për një kohë të caktuar me arsyetim për shkak të vëllimit të punës dhe ngecjeve të punëve të pa zgjidhura me një periudhë kohore për 3 muaj.Mirëpo për një kohë të shkurtër mu dha vendimi i përkohshëm për 6 muaj,por menjëherë pasoi edhe vendimi i dytë për 6 muaj të tjera dmth 1 vit shtesë me kohë të caktuar deri me datë 31.12.2025 me vendime të ndryshme për të punuar edhe punë të tjera të cilat edhe pse isha i punësuar në këtë drejtori nuk më takonin përshkak të thirrjes (sistematizimit ) së punës që e kam si (Përmbaruas i ri) por asnjëher nuk i kam kundërshtuar (përshkak qëllimit tim që të kryhen punët dhe mos të ketë ngecje).
Mirëpo padrejtësisht edhe përshkak marrëveshjes kolektive që ka në dispozicion rregullorja e drejtorisë të ardhurave publike është tejkaluar koha për të cilën më kanë mbajtuar më shumë se 1 vit dhe më 21.01.2026 më është sjellur vendim i ri me preteks se duhet të jem në punë në drejtorinë e të ardhurave publike në qytetin e Shkupit deri më datë 31.12.2026 gjë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregulloren e marrëdhënies së punës në drejtorin e të ardhurave pubilike.
Të pakënaqur nga ky vendim SOT më është sjellur vendimi për largim tërësisht nga puna.
Kjo nuk është thjesht një goditje personale,por një tregues i një problemi më të madh që prek shumë njerëz në heshtje.
Me ketë vendim të pa menduar mirë kanë thyer të gjitha normat dhe të drejtat e punonjësve të cilë tentojnë të jenë shembull për të mirën e përgjithshme.
Nuk do të hesht,do të vazhdoj të kërkoj drejtësi dhe të ngre zërin për çdo padrejtësi-për veten dhe për të gjthë ata që ndodhen në të njejtën situatë.

p.s. Nuk thyhemi asnjeherë, do të qëndrojmë ashtu siç jemi!”, reagoi Fitor Jakupi.

Komento: