
Burri i kryeparlamnetares Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ish-nënkryetares së VV-së, Aida Dqrgut, vetëm pse kjo e fundit dje doli në protestën organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Krasniqi ka thënë se Dërguti, e cila ka qenë ish-ushtare e UÇK-së, ka qenë dhe është SHIK.
Ndonëse Gërguti me vite i ka shërbyer VV-në duke qenë nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja dhe deputete për disa legjislatura, Krasniqit nuk i ka përnguar për të adresuar kritika të ulëta ndaj ish-ushtares së UÇK-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Dërguti kishte për qëllim uzurpimin e VV-së.
“Aida Dërguti personazhi i njohur nga klika që tentoi ta uzurponte organizatën tonë me direktiva të SHIK pjesë e së cilës ishte dhe besoj vazhdon të jetë, sepse kjo organizatë sado që publikisht ka shpallur shpërbërjen, ajo vazhdon të funksionojë ende, pa pasur kurrë një hetim nga prokuroria e shtetit”, ka shkruar ai, duke kritikuar edhe disa figura tjera politike që kanë marrë pjesë në protestën e djeshme, e cila kishte për qëllim kundështimin e pasaktësive për luftën të shprehur në librin e publicistit Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.
https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/posts/10242563393489840?ref=embed_post